Reagon Skenderbeu pas vendimit: Shpresojmë ende tek drejtësia e CAS

Vetëm disa minuta pasi KAS publikoi vendimin për kërkesën e Skënderbeut për të marrë pjesë në këtë edicion të UEFA Champions League duke e hedhur poshtë atë, klubi i Skënderbeut ka reaguar me një deklaratë në faqen zyrtare.

“Deklaratë për shtyp mbi vendimin e CAS”

Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s.

Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.

Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu