Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27 vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për tu dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura me Shqipërinë.
Ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias, ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.
“Ndodhemi ne procesin e zgjidhjes se problemeve qe rezultojne qe prej 70 vjetesh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”.
“Ne jemi në një proces për të zgjidhur problemet që rezultojnë nga30 deri në 80 vjet me Shqipërinë. Para se të shkoj me pushime do ta përfundoj marrëveshjen, përndryshe nuk ka pushime”
Me anë të kësaj deklarate kryediplomati grek ishte i qartë dhe i prerë se bisedimet vijojnë të jenë intensive mes Shqipërisë e Greqisë dhe finalizimi i marrëveshjes së detit do të jetë shumë shpejt. Por ndërsa pala greke e quan të mbyllur marrëveshjen, Tirana zyrtare sqaron se bisedimet ende vijojnë.
Deklaratat Kotzias i beri pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov ne Moskë.