Ushtria izraelite plagos 8 palestinezë në Bregun Perendimorë

Ushtarët izraelitë gjatë një bastisjeje ndaj kampit të refugjatëve El-Amari në Bregun Perëndimor kanë plagosur 8 palestinezë

Ushtarët izraelitë gjatë një bastisjeje ndaj kampit të refugjatëve El-Amari në Bregun Perëndimor kanë plagosur 8 palestinezë.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kanë bastisur kampin e refugjatëve El-Amari si dhe kanë kryer kontrolle në disa shtëpi. Ata kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës e plumba të vërtetë dhe plumba gome ndaj palestinezëve të cilët reaguan ndaj bastisjes.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë, katër persona janë plagosur me plumba të vërtetë ndërsa 3 të tjerë me plumba gome, raporton “Anadolu Agency”.

Më tej thuhet se një grua palestineze e cila është sulmuar nga ushtarët izraelitë dhe i është nënshtruar gazit lotsjellës, është dërguar në Qendrën Mjekësore të Palestinës.

Ushtarët e Izraelit zakonisht kryejnë bastisje në qytetet, qytezat dhe fshatrat e Bregut Perëndimor nën pushtim, me pretendim për arrestimin e “të kërkuarve”.