Vlerat e shalqirit dhe përse duhet ta konsumojmë atë gjatë verës

Ekspertët thonë se shalqiri është një frut, i cili nuk duhet të mungojë gjatë konsumimit të përditshëm. Kjo për shkak se shalqiri është i mbushur me vitamina,proteina dhe kolagjen, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe rigjenerimin e saj.

Gjithashtu ngjyruesi i tyre është një antioksidant i fuqishëm, “Lycopene” , që përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit ne gjak.

Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se “Lycopene”, përbërësi ngjyrues i shalqirit, ndihmon në shkatërrimin e qelizave të hershme të kancerit.

Doktori britanik Sam Christie thotë për “Daily Mail”: “Duhet të konsumojnë ushqim të pasur me Lycopene, sepse ky përbërës ul rrezikun e sëmundjeve me rreth 20%. Për përfitim maksimal, zgjidhni një shalqi shumë të pjekur dhe me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Dobitë shëndetësore nga shalqiri

Stina e verës shquhet për larmishmërinë e frutave dhe perimeve. Temperaturat e larta e bëjnë të domosdoshëm konsumimin e frutave, që përveç freskisë dhe shijes së mrekullueshme plotësojnë nevojat tona trupore për lëngje. Bostani mbetet fruti ideal për këto raste. I shijshëm, i freskët e plot ngjyra për syrin, ky frut sjell plot të mira edhe për flokët e lëkurën.

I ardhur nga Afrika, bostani ka përmbajtje të vitaminave A, B6 dhe C, ashtu sikurse është i pasur me likopene dhe amino acide, kontribuese këto për mirëqenien e lëkurës dhe flokëve.

Antioksidantët që përmban, ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e sistemit imunitar, si dhe parandalimin e inflamacioneve për organizmin. Më poshtë do të gjeni 7 përfitimet që vijnë drejtpërdrejtë nga bostani:

1. Ndihmon në rritjen e flokëve.
2. Parandalon rënien e tyre.
3. I jep flokëve shkëlqim.
4. Hidraton lëkurën.
5. E tonifikon atë.
6. Parandalon plakjen.
7. Parandalon prodhimin në masë të yndyrës së lëkurës.