Gjermani, zjarr në aeroportin e Frankfurtit

Në Aeroportin e Frankfurtit, një ndër më të mëdhenjtë në Gjermani, ka shpërthyer një zjarr pasi është djegur një rimorkiator që ndihmon avionët të marrin pozicionin e parkimit.

Dhjetë persona kanë marrë plagë të lehta, pas zjarrit të rënë sot , që do të nisej për në SHBA.

Zjarri ka marrë për arsye ende të panjohura në rimorkiatorin e një avioni të ”Lufthansës”, një “Airbus A340-300”, bëri të ditur në një deklaratë një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane.

Avioni në ato momente ishte bosh përpara se të nisej drejt qytetit verior amerikan të Filadelfias. Shumë i dëmtuar nga tymi dhe flakët, avioni nuk ka mundur të niset.

Administrata e aeroportit deklaroi se nga zjarri nuk ka të vdekur ose të lënduar. Zjarri ka dëmtuar rimorkiatorin dhe avionin, ndërsa pas intervenimit të zjarrfikësve të aeroportit zjarri është fikur.

Theksohet se zjarri nuk ka penguar uljen dhe largimin e avionëve. Disa pasagjerë postuan fotografi të tymit në rrjetet sociale.

“Zjarri përhapi një re të dendur tymi, që u shua plotësisht”, njoftoi zëdhënësi i ”Lufthansas”.

“Avioni pësoi dëme të konsiderueshme. Masat e nevojshme për riparimin e avionit do të përcaktohen me projektuesin e mjetit”, shtoi ai, duke saktësuar se nuk ka asnjë të plagosur rëndë.