Lulzim Basha i është rikthyer situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e Obotit në Shkodër.
Përmes disa fotove të shkrepura nga takimet me banorët e kësaj zone, Basha thotë se mbështet kërkesën e Bashkisë së Shkodrës për shpalljen e emergjencës.
“Katastrofa u shkaktua jo nga reshjet, por nga Kaskada e Drinit. Rama po sillet në mënyrë kriminale me banorët te cilët duhet të dëmshpërblehen patjetër!”, shkruan Basha në facebook.