Shkalla e papunësisë në Turqi është ulur në 9.7 për qind në maj, që është për 0.5 për qind më e ulët në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton Agjencia Turke e Statistikave (TurkStat), raporton Anadolu Agency (AA).
TurkStat njofton se numri i të papunëve mbi 15 vjeç, i cili ishte 3.1 milionë majin e kaluar, është ulur për 89.000 veta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë, duke përfshirë grup-moshat nga 15 deri 24 vjeç, ishte 17.8 për qind në maj, që është për 2 për qind më e ulët për të njëjtën periudhë të vitit.
TurkStat gjithashtu njoftoi se papunësia e grup-moshës nga 15-64 vjeç po ashtu ishte më e ulët për 0.5 për qind në maj dhe është ulur në 9.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.