Ministri i Financave dhe Thesarit i Turqisë, Berat Albayrak, shpalosi sot në Ankara një model të ri ekonomik të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke i prezentuar parimet e modelit të ri ekonomik në pallatin Dolmabahçe në Stamboll, Albayrak tha se midis parimeve themelore do të jetë mbajtja e komunikimit më efektiv dhe më të sigurt me të gjithë aktorët ligjorë me pjesëmarrje në treg.
“Sigurimi i pavarësisë së plotë të politikës monetare është gjithashtu një nga parimet themelore të kornizës së re ekonomike të Turqisë”, tha Albayrak.
Ai gjithashtu njoftoi një rishikim të politikës fiskale dhe monetare me qëllim për të arritur stabilitet më të madh buxhetor.
Ministri turk gjithashtu tha se parimi i pavarësisë së bankës qendrore mbetet i pandryshuar.
Hapi i parë për të rritur ekuilibrin ekonomik, siç tha Albayrak, është lufta kundër inflacionit.
Ai vuri në dukje rëndësinë e sistemit të thjeshtuar të taksave, i cili do të rrisë këtë lloj të ardhurash.
Albayrak po ashtu njoftoi një propozim që do t’u dorëzohet delegatëve në parlamentin e Turqisë, i cili ka të bëjë me formimin e një organi të ri rregullator në nivelin më të lartë për t’u marrë me financat.