Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Hossein Kazempour Ardabili, akuzoi Rusinë se mbështet sanksionet të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i vendosën Teheranit zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Rusia dhe Arabia Saudite me rritjen e prodhimit ditor të naftës mbështesin embargon e SHBA-ve ndaj Iranit”, tha Ardabili.
Agjencia studentore iraniane e lajmeve ISNA lajmëron se Ardabili deklaroi se Rusia në këtë mënyrë vepron në kundërshtim me Marrëveshjen mbi uljen globale të prodhimit të naftës.
“Vendimin të cilin e ka marrë Rusia rrezikon bashkëpunimin e lartë mes vendeve që prodhojnë naftë”, konsideron Ardabili.
Duke theksuar se Rusia vepron në dobi të presidentit amerikan, Donald Trump, veprimet e këtyre vendeve i quajti armiqësore.