Trump “mburret” me rritjen ekonomike: “Do të ngjitemi shumë më lartë se 4.1%”

Donald Trump, është mburrur me të dhënat mbi ekonominë, duke e quajtur performancën të qëndrueshme dhe duke kritikuar demokratët për planin e tyre tatimor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,  është mburrur me të dhënat mbi ekonominë,  duke e quajtur performancën të qëndrueshme dhe duke kritikuar demokratët për planin e tyre tatimor.

“Do të ngjitemi shumë më lartë”, tha Trump duke i’u referuar rritjes prej 4.1% të Produktit te Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë.  Kjo ishte norma më e lartë në 4 vite.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai parashikoi se vendi pritet të tregojë rritjen më të fortë ekonomike në më shumë se 13 vite për 2018-ën.

“Ndërkohë që marrëveshjet tregtare rregullohen,  ne do të arrijmë shifra shumë më të larta se këto”, tha Trump. Presidenti u mburr gjithashtu me reformën tatimore të republikanëve të kaluar në 2017-ën, duke thënë se prej kësaj, më shumë se 6 milionë amerikanë po përfitojnë bonuse, vende pune më të mira dhe paga më të larta.

Presidenti tha se përpjekjet e demokratëve për të refuzuar uljet e taksave do të përbënin një “katastrofë” për ekonominë. “Si ç’e dini, demokratët kërkojnë të rrisin taksat për të gjithë”, tha Trump.

Nuk është ende e qartë nëse plani tatimor i republikanëve ka sjellë rritjen e pagave.  Byroja e Analistëve Ekonomikë theksoi se rritja e të ardhurave personale, në formën e pagave, ka rënë në tremujorin e dytë pavarësisht fuqizimit të ekonomisë.

Sipas të dhënave qeveritare, pagat reale kanë mbetur të pandryshuara në vitin e fundit. Ndërkohë, korporatat kanë shtuar riblerjet e aksioneve dhe shpërndarjen e parasë drejt aksionerëve me një ritëm rekord.

Republikanët shpresojnë se ekonomia e fortë do të shtojë mbështetjen e tyre, ndërkohë që përpiqen të ndalojnë Partinë Demokrate që të marrë shumicën në parlament gjatë Nëntorit./SCAN