Turqia pret gati 16 milionë turistë në gjysmën e parë të 2018-s, Rusia e para me rreth 2,4 milionë

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, plot 2 milionë e 374 mijë e 695 qytetarë rusë kanë ardhur për vizitë në Turqi gjatë 6 muajve të parë të këtij viti...

Qytetarët rusë janë ata që e kanë vizituar Turqinë më shumë në 6 muajt e parë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, plot 2 milionë e 374 mijë e 695 qytetarë rusë kanë ardhur për vizitë në Turqi gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.

Autoritete të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit bëjnë me dije se në vitin 2013, vendin e parë në Turqi e zinte Gjermania me 4 milionë e 813 mijë e 182 vizitorë; e ndjekur nga Rusia me 4 milionë e 246 mijë e 3 vizitorë dhe Britania e Madhe me 2 milionë e 247 mijë 262 persona.

Në vitin 2014, vendin e parë në Turqi e mbante sërish Gjermania me 5 milionë e 31 mijë e 557 vizitorë; e pasuar nga Rusia me 4 milionë e 463 mijë e 610 persona dhe Britania e Madhe me 2 milionë e 354 mijë e 644 vizitorë.

Renditja s’ndryshoi as në vitin 2015, kur Gjermania zuri vendin e parë në Turqi me 5 milionë e 357 mijë e 40 vizitorë, Rusia të dytin me 3 milionë e 633 mijë e 219 dhe Britania e Madhe e treta me 2 milionë e 269 mijë e 380 turistë.

Edhe në 2016-n vendi i parë në Turqi u ruajt nga Gjermania me 3 milionë e 808 mijë e 463 vizitorë, por ndjekësit e saj këtë herë ishin Gjeorgjia me 2 milionë e 195 mijë e 727 dhe Bullgaria me 1 milion e 685 mijë e 983 persona.

Vendi i parë për nga numri i vizitorëve në Turqi ndryshoi pas 4 vitesh në 2017-n, kur e para u rendit Rusia me 4 milionë e 702 mijë e 482 persona; e pasuar nga Gjermania me 3 milionë e 519 mijë e 206 dhe Irani me 2 milionë e 497 mijë e 812 vizitorë, shkruan TRT.

Kurse në gjysmën e parë të këtij viti, vendin e parë në Turqi e zuri përsëri Rusia me 2 milionë e 374 mijë e 695 vizitorë. Pas saj vijnë Gjermania me 1 milion e 547 mijë e 259 dhe Irani me 1 milion e 159 mijë e 402 turistë.

Në 2010-n, numri i përgjithshëm i të huajve që kanë hyrë në Turqi me rrugë tokësore, ajrore, detare dhe hekurudhore ishte 26 milionë e 623 mijë e 911.

Statistikat zyrtare flasin për gjithsej 29 milionë e 93 mijë e 834 turistë të huaj në vitin 2011, 29 milionë e 704 mijë e 394 në 2012-n, 32 milionë e 865 mijë e 309 në 2013-n, 35 milionë e 115 mijë e 789 në 2014-n, 34 milionë e 633 mijë e 391 në vitin 2015, 24 milionë e 686 mijë e 471 në 2016-n dhe 32 milionë e 58 mijë e 216 në vitin e kaluar.

Ndërsa në 6 muajt e parë të 2018-s, në Turqi kanë hyrë në total 15 milionë e 964 mijë e 442 persona dhe nga ana tjetër kanë bërë dalje 14 milionë e 965 mijë e 603 qytetarë të huaj.