Puigdemont nga Gjermania shpërngulet në Belgjikë

Puigdemont sot në Berlin iu adresua gazetarëve duke paralajmëruar se pas shpërnguljes në Belgjikë do të vazhdojë me aktivitetet politike

Ish-lideri katalonjas Carles Puigdemont paralajmëroi se të shtunën do të braktisë Gjermanisë dhe do të udhëtojë në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Puigdemont sot në Berlin iu adresua gazetarëve duke paralajmëruar se pas shpërnguljes në Belgjikë do të vazhdojë me aktivitetet politike.

Këtë vendim Puigdemont e mori pasi Gjykata Supreme e Spanjës shfuqizoi fletarrestin ndërkombëtar për arrestimin e tij nën akuzat për “rebelim” dhe “shpërdorim të pronës publike”.

Më parë gjykata gjermane refuzoi kërkesën për ekstradimin e Puigdemont në Spanjë me paralajmërim se kjo megjithatë është e mundur pas akuzave për “shpërdorim të fondeve publike”.

Puigdemont u arrestua në Gjermani në fund të muajit mars, ndërsa në fillim të muajit prill u lirua. Spanja e ngarkon atë dhe 12 bashkëpunëtorët e tij, e ngarkon për “rebelim” dhe “keqpërdorim të fondeve publike” gjatë tentimit për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës vitin e kaluar.