Koncesioni i Rinasit, shtyhet vlerësimi i kontratës për balancat ekonomike

Rishikimi i pavarur ekonomik i kontratës koncesionare me Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në bazë të të cilit qeveria shqiptare shpreson uljen e tarifave aeroportuale është shtyrë.

Rishikimi i pavarur ekonomik i kontratës koncesionare me Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në bazë të të cilit qeveria shqiptare shpreson uljen e tarifave aeroportuale është shtyrë. Pas shpalljes së procedurës së prokurimit publik, në datën 29 qershor 2018, me një vlerë prej 29.5 milion lekësh, në përfundim të afatit të dorëzimit të ofertave Autoriteti i Aviacionit Civili njoftoi anulimin e saj “për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit”.

E njëjta garë  rifillon të hënën, duke shtyrë afatin e dorëzimit të ofertave nga kompanitë e interesuara deri në datën 3 gusht.  Pika 19.4 e kontratës, ku edhe bazohet kërkesa e AAC-së parashikon faktin që çdo palë ka te drejtën te kërkojë një rishikim te pavarur të pozicionit ekonomik të Koncesionit, i cili do të përfshijë, nëse ka lindur një disekuilibër dhe rekomandimet për të rikthyer ekuilibrin ekonomik të Koncesionit, raporton Scan.

Për të patur një vlerësim të saktë, nëse gjatë kësaj periudhe 14-vjeçare ka lindur një disbalancë, kompania fituese do të ketë në dispozicion 40 ditë kohë nga nënshkrimi i kontratës. Ndërkohë që, më pas palët do të duhet të ulen në negociata për të vendosur balancën e re, që sipas AAC-së do të jetë në favor të qeverisë shqiptare për shkak të shifrave aktuale që paraqet transporti ajror.