Masivi shkëmbor ra mbi banesë dhe i zuri këmbët, 25-vjeçari ishte duke fjetur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Çarçovë të Përmetit, ku një masiv shkëmbor ka rënë mbi ambientet e një banese.

Masivi shkëmbor ka zënë gjymtyrët e poshtme të shtetasit Dhimitër Vangjeli, i cili ishte duke fjetur në krevatin e tij në këtë banesë.

Policia dhe ekipet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e 25-vjeçarit, i cili ka mbetur i bllokuar.

Ai u transportua në spitalin e Përmetit me dis afraktura në këmbë.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V”, thuhet në njoftimin e policisë.