Kryeministri Rama tha në një deklaratë për mediat se me anë të reformave ekonomike, pas dy vitesh Shqipëria do ketë një pagë mesatare 900 euro.
ai tha gjithashtu se pritet që brenda këtij viti të ketë rritje pagash për profesionin e mësuesit, të infermierëve si edhe të zjarrfikësve.
“Po kështu është koha që të bëjmë një rritje të pagave të pedagogëve të gjithë sistemit universitar, duke i dhënë diskredicion që ata të shkojnë mbi 30% sepse janë autonom. Po kështu është kënaqësi t’u them infermierëve se do të kapin një bazë pre 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë shkon edhe përtej 90 mijë lekësh. Kemi rritur pagat për forcat e armatosura dhe do vazhdojmë t’i rrisim.
po kështu kemi rritur pagat për zjarrfikësit, pagën e zjarrfikësve do e çojmë në 80 mijë lekë. E gjitha kjo do bëhet në dy hapa, hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, me sigurinë dhe me mjekët e infermierët.
Ky hap i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlametni të kalojë projektligjin që ne miratuam sot. Hapi i dytë do jetë vitin e ardhshëm kur do bëjmë të gjithë plotësimin e kësaj reforme pagash në Republikën e Shqipërisë dhe do të mbërrijmë kryelartë në 900 euro pagë mesatare”,-tha Kryeministri.