Komiteti për Lehtësimin e Tregtisë, zbardh disa çështje mbi eksportet bujqësore

Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka zbardhur sot një informacion të detajuar që i jep zgjidhje dhe sqaron disa çështje mbi eksportet shqiptare të perimeve, produkteve joshtazore, qumështit dhe prodhimeve peshkore.

Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka zbardhur sot një informacion të detajuar që i jep zgjidhje dhe sqaron disa çështje mbi eksportet shqiptare të perimeve, produkteve joshtazore, qumështit dhe prodhimeve peshkore.

Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë i mbledhur pak ditë më parë duket se është ndalur në problematikat kryesore, të cilat i bëri publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes e Sipërmarrjes, në një version të përmbledhur.

Në lidhje me Maqedoninë dhe barrierat për eksportin e prodhimeve shqiptare bujqësore dhe të qumështit: Është zgjidhur problemi i marrjes së mostrave për çdo ngarkesë me perime në pikat e inspektimit kufitar maqedonas dhe pritjes për 48 orë të përgjigjes së analizave.

U dakordësua që frekuenca e marrjes së mostrave do jetë një në çdo pesë ngarkesa, ose vetëm 20% e ngarkesave do të mostrohen dhe koha e pritjes se rezultatit të analizave do të jetë më pak se 24 orë. Në bazë të rezultateve kjo frekuencë mostrimi mund të reduktohet akoma më shumë.

Është zgjidhur problemi i ndalimit të ngarkesave me produkte jo shtazore për pajisje me një dokument të lëshuar nga AKU.

Pala maqedonase pranoi ekzistencën e gabimeve nga inspektorë të veçantë dhe u përpilua bashkërisht forma e këtij dokumenti, i cili pas miratimit i është dërguar për zbatim AKU-së. Për këtë kategori produktesh është sqaruar edhe problemi i ri-eksporteve, raporton ATA.

Për eksportin e qumështit UHT dhe produkteve me bazë qumështi

Për produktet me bazë qumështi që plotësojnë disa kushte të veçanta dhe për të cilat Shqipëria është listuar në listën e vendeve të treta që mund të eksportojnë në BE, por për shkak se nuk ka asnjë stabiliment shqiptar të miratuar nga BE për kryerjen e këtyre eksporteve, në përputhje me legjislacionin kombëtar maqedonas, aprovimi i stabilimenteve shqiptare që duan të eksportojnë në Maqedoni do të bëhet nga një komision i krijuar me urdhër të drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë, citon informacioni.