Për disa vende, çmimet e energjisë kanë arritur nivele historike në vitin 2022.
Çmimet e benzinës, të energjisë elektrike dhe të gazit natyror u rritën ndjeshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës bllokoi zinxhirët globalë të furnizimit me energji. Familjet dhe bizneset po përballen me fatura më të larta të energjisë, në kushtet e luhatjeve ekstreme të çmimeve. Pasiguria rreth luftës duket e madhe dhe kostot e ngrohjes parashikohen të rriten.
Nisur nga pasojat globale të krizës energjetike, tabelat e mëposhtme tregojnë çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë në çdo vend, me të dhënat e marra nga GlobalPetrolPrices.com.
- Çmimet globale të energjisë: Benzina
Cilat vende dhe rajone paguajnë më shumë për një gallon gaz?
Me një mesatare prej 11,10 dollarë për gallon, konsumatorët familjarë në Hong Kong paguajnë çmimin më të lartë për benzinë në botë – më shumë se dyfishin e mesatares globale. Taksat dhe kostot e larta janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas çmimeve kaq të mëdha të gazit në këtë vend.
Ashtu si Hong Kongu, Republika e Afrikës Qendrore ka kosto të larta të gazit, me 8,60 dollarë për gallon. Si një importues neto i benzinës, vendi është përballur me presione në rritje të çmimeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Konsumatorët familjarë në Islandë, Norvegji dhe Danimarkë përballen me kostot më të larta të benzinës në Europë. Në përgjithësi, Europa ka pasur një inflacion prej 10% në shtator, kryesisht për shkak të krizës energjetike.
Shqipëria renditet në vendin e 26-të nga 100 vende sa i përket kostos së lartë të gazit, duke lënë pas gjithë vendet e rajonit. Një gallon gaz tregtohet për 6.60 dollarë.
