Fillon samiti Trump-Putin në Helsinki

Pas takimit kokë më kokë, dy liderët do të marrin pjesë në një drekë pune, ndërsa më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp

Në një periudhë të dobësimit të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe të akuzave ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ka filluar samiti mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti që zhvillohet në Pallatin Presidencial në mikpritje të presidentit finlandez, Sauli Niinistö, ka filluar një orë më vonë për shkak të vonesës së presidentit rus Putin.

Rreth 25 minuta pas Putinit, Trump erdhi në Pallatin Presidencial.