Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se është rikonceptuar skema e financimit e By Passit të Tepelenës, në ceremoninë për nisjen e punimeve të tij.
“Sot jemi në kushtet ku projekti është realizuar dhe praktiksiht vrima e zezë ku shkarkohen gjithë flukset nga Levani në Tepelenë dhe pastaj Gjirokastër e Kakavijë, pa asnjë standard që ngadalëson qarkullimin dhe është vazhdimisht e rerzikshme do të eleminohet”, tha Rama, raporton Top Channel.
Rama bëri të ditur se është e domosdoshme ndërhyrja në rrugën Tiranë-Elbasan. “Jemi të detyruar të ndërhyjmë përsëri në rrugën tanimë legjendare Tiranë-Elbasan e cila ju kujtohet të gjithëve që u hap me një tunel një kalimsh me bujë të madhe dhe pastaj u ekspozua ndaj shkarjeve dhe shembjeve”, u shpreh ai.