Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim në Bruksel me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të NATO-s, ndërsa Kryeministri Edi Rama shpërndau “Foton e Ditës”, përmes rrjetit social “Facebook”.
Po ashtu, i pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO-s, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin Edi Rama për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”, shkruan ministrja Olta Xhaçka, në rrjetin social “Facebook”.
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1350027655131536/