Presidenti Erdoğan uroi presidenten e Kroacisë për suksesin e kombëtares

Presidenti Erdoğan e uroi Kitarovic për suksesin e kombëtares së futbollit, gjithashtu uroi sukses në finale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uroi presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, për suksesin e Kombëtares së Futbollit të Kroacisë e cila arriti të kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan i cili gjendet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, për pjesëmarrjen në “Sesionin për Afganistanin” në Samitin e NATO-s, përshëndeti homologen e tij Kitarovic, me të cilën biseduan një kohë.

Ai e uroi Kitarovic për suksesin e kombëtares së futbollit, gjithashtu uroi sukses në finale. Ndërsa Kitarovic uroi Erdoğanin për suksesin e arritur në zgjedhjet e 24 qershorit.

Presidenti i Turqisë gjithashtu bisedoi një kohë të shkurtër edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe të Suedisë, Stefan Löfven.

Kujtojmë se Kroacia për herë të parë ka kaluar në finalen e Kupës Botërore, pasi arriti të fitojë ndeshjen kundër Anglisë me rezultat 2-1.