Donald Trump: NATO shumë më e fuqishme se para dy ditësh

Trump tha se SHBA është e lidhur fuqishëm me NATO-n, por që në takimet e djeshme në kuadër të samitit ka mbajtur “një fjalim shumë të ashpër” në lidhje me shpenzimet në mbrojtje

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se takimet e samitit të NATO-s kanë qenë shumë efikase, duke shtuar se “NATO-ja është shumë më e fuqishme se ajo e para dy ditësh”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump në një konferencë për media pas takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur në ditën e fundi të Samitit të NATO-s tha se aleatët kanë bërë rritje të konsiderueshme në shpenzimet për mbrojtjen, sidomos duke filluar nga viti i kaluar.

Duke vënë në dukje se ka një rritje serioze për shpenzimet në mbrojtje, sidomos pasi që ai ka ardhur në detyrë, Trump tha se aelatët vetëm vitin e kaluar kanë ofruar kontribut prej 33 miliardë dollarësh. Ai potencoi se kjo në një të ardhme të afërt do të rritet në 40 miliardë dollarë.

Presidenti i SHBA-ve tha se “Në krahasim me atë para dy ditësh, tani ka një NATO shumë më të fuqishme”.

– “SHBA e lidhur fuqishëm me NATO”-n

Trump në pyetjen nëse është e mundur që SHBA-ja të tërhiqet nga NATO nëse rritja e shpenzimeve në mbrojtje mbetet në nivel të pamjaftueshëm dhe nëse është e mundur që kjo të ndodhë pa miratimin e Senatit në SHBA, është përgjigjur: “Më duket se mund të bëj një gjë të tillë, por nuk ka nevojë për këtë. Nuk jemi të kënaqur nëse shtetet tjera nuk kontribuojnë. Nuk silleshin në mënyrë të drejtë ndaj SHBA-ve por kjo ka ndryshuar. I besoj NATO-s”.

Trump tha se SHBA është e lidhur fuqishëm me NATO-n, por që në takimet e djeshme në kuadër të samitit ka mbajtur “një fjalim shumë të ashpër” në lidhje me shpenzimet në mbrojtje.

“NATO-ja është shumë më e fuqishme se ajo e para dy ditësh”, tha Trump.

– “NATO po e ndihmon më shumë Evropën”

“NATO po e ndihmon më shumë Evropën, se sa neve”, thotë Trump, duke shtuar se aleatët do të përmbushin zotimin prej 2 për qind për shpenzimet në mbrojtje. Ai tha se pas arritjes së kësaj, nevojitet që zotimi të rritet në 4 për qind.

Lidhur me pyetjen nëse shqetësohen aleatët e NATO-s për takimin e Trumpit me presidentin rus Putin, presidenti amerikan tha se “Liderët e NATO-s më falënderuan që do të takohem me presidentin e Rusisë, Putin”.

Duke folur për presidentin Putin, Trump tha: “Putin është rivali im. A është armiku im? Jo. Shpresoj se një ditë bëhet miku im. Ende nuk e njoh aq sa duhet”.

Trump po ashtu bëri të ditur se një nga temat kryesore gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe do të jetë çështja e emigrimit. “BE-ja të ketë shumë kujdes. Emigrimi po e merr Evropën nën kontroll”, tha ai.