Turqi, betohen zv/presidenti dhe ministrat e rinj të kabinetit

Zv/presidenti Oktay dhe 16 ministrat e shpalosur dje nga presidenti i Turqisë, Erdoğan në kabinetin e parë qeveritar nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes u betuan në parlamentin turk

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay dhe ministrat e shpalosur dje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kabinetin e parë qeveritar nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes u betuan sot në parlamentin turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit të Turqisë u mblodh nën kryesimin e kreyparlamentarit të përkohshëm Durmuş Yılmaz.

Yılmaz fillimisht njoftoi shfuqizimin e mandateve të ministrit të riemëruar për Punët e Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministrin e Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu.

Në kabinetin e ri presidencial prej 16 ministrash të cilin Erdoğan e shpalosi mbrëmë Abdulhamit Gül u emërua ministër i Drejtësisë, Zehra Zümrüt Selçuk ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes, Murat Kurum ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit, Mevlüt Çavuşoğlu ministër i Jashtëm, Fatih Dönmez ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Mehmet Kasapoğlu ministër i Rinisë dhe Sportit, Berat Albayrak ministër i Thesarit dhe Financave, Süleyman Soylu ministër i Brendshëm, Mehmet Ersoy, ministër i Kulturës dhe Turizmit, Ziya Selçuk ministër i Arsimit, Hulusi Akar ministër i Mbrojtjes, Fahrettin Kocca ministër i Shëndetësisë, Mustafa Varank ministër i Industrisë dhe Teknologjisë, Bekir Pakdemirli ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ruhsar Pekcan ministre e Tregtisë dhe Cahit Turan ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

Kuvendi i Turqisë do të mblidhet sërish të entjen për të zgjedhur kryetarin e ri të parlamentit.