2019 Audi A1 sjell shumë hapësirë, braktis motorët me naftë

Gjenerata e dytë e A1 është 4,030mm e gjatë, 1,740mm e gjërë dhe 1,410mm e lartë. Polo është 50mm më i lartë sesa A1.

Makina më e vogël e Audi ka rezultuar një sukses i vërtetë me 830,000 shitje që nga debutimi në 2011-ën.

Një Audi A1 i ri do të dalë në shitje nga muaji i ardhshëm dhe sjell me vete më shumë teknologji dhe praktikalitet.

A1 i ri do të shitet vetëm si një model Sportback me pesë dyer dhe i bazuar në të njëjtën platformë të Volkswagen Polo dhe SEAT Ibiza.

Është më i gjatë, më i gjërë dhe më ulët sesa paraardhësi dhe do të prodhohet në fabrikat e SEAT në Spanjë.

Gjenerata e dytë e A1 është 4,030mm e gjatë, 1,740mm e gjërë dhe 1,410mm e lartë. Polo është 50mm më i lartë sesa A1.

Për dizajnin e superminit të ri, Audi është inspiruar nga dizajni Sport Quatro i viteve 80. Grila e vetme ballore e makinës shoqërohet nga tre xhepa ajri poshtë kofanos.

Llampat full-LED për herë të parë vinë në këtë model dhe e njëjta vlen edhe për disqet 18-inç.

Në brendësi të makinës shumë gjëra kanë ndryshuar. Panelet kompjuterike plot butonë janë zëvendësuar me ekrane MMI me prekje në një paraqitje që të kujton A8-ën e 2019-ës.

Vetëm modeli më i shtrenjtë i A1 do të ketë ekran 10.1-inç ndërsa të tjerët 8.8-inç. Apple CarPlay dhe Android Auto janë të disponueshëm për të gjithë linjën dhe variantet.

Pas timonit çdo model ka një kroskot dixhital në vend të atij analog. Teknologji të tjera opsionale janë karikimi wireless i telefonit, bokset Bang & Olufsen dhe sistemi i navigimi MMI i Audi me të cilin mund të qaseni në median sociale, të merrni informata rreth trafikut dhe të aksesoni Google Earth.

Audi thotë se me A1 e ri është përmirësuar edhe praktikaliteti. Hapësira e bagazheve të pasme është rritur me 65 litra në 335 litra në total ndërsa me ndenjëset e pasme të ulura kapaciteti shkon në 1,090 litra.

Duke qenë se përmasat e makinës janë rritur, Audi thotë se pasagjerët do të kenë edhe më shumë hapësirë.

Ndryshe nga Polo dhe Ibiza, A1 nuk vjen me motorë me naftë. Plot tre motorë TFSI me benzinë do të jenë të disponushëm.

Motori bazë 1.0-litër me tre cilindra turbo prodhon 95 kuaj fuqi dhe bart emërtimin 25 TFSI dhe 116 kuaj fuqi me emërtimin 30 TFSI.

35 TFSI përfaqëson një motor 1.5-litër turbo me 148 kuaj fuqi ndërsa motori më i shpejtë dhe më i fuqishëm është 40 TFSI me vëllim 2.0-litër dhe 197 kuaj fuqi.

Të gjitha versionet e makinës kanë sistem me rrotat përpara aktive. Nëse nuk pëlqeni kambion manuale me gjashtë marshe mund të zgjidhni kambion automatike me dopjo friksion me shtatë marshe.

40 TFSI përdor një kambio automatike me gjashtë marshe S-Tronic. /Auto Ekspress