Përdorimi i kompjuterit dhe internetit është rritur vitet e fundit nga kompanitë shqiptare, por shitja përmes internetit vijon të jetë e ulët.
Sipas INSTAT, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit në vitin 2022. Ndërkohë është rritur përdorimi i mediave sociale. Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 77,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 69,0 % që rezultoi në vitin 2021.
Sipas raportit tw INSTAT, ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2022, përfaqësojnë 99,0 % të ndërmarrjeve, nga 98,5 % që rezultuan në vitin 2021.
Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 31,3 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 27,8 % që rezultuan në vitin 2021. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 78,9 %, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 67,9 % dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 60,9 %.
Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2022, 98,7 % e tyre kanë akses në internet nga 98,4 % në vitin 2021. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune me akses në internet përbëjnë 29,2 % të të punësuarve gjithsej nga 26,2 % që rezultuan në vitin 2021.
Në vitin 2022, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100 % kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 33,6 % e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.
Në vitin 2022, 99,0 % e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 98,1 % që rezultuan në vitin 2021. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 63,0 % nga 54,5 që ishte në vitin 2021, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 22,1 %.
Faqja e internetit është përdorur nga nga 53,3 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 45,0 % që rezultoi në vitin 2021.
Në vitin 2022, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,6 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29,7 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 25,6 %.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube, Tëiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 77,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 69,0 % që rezultoi në vitin 2021.
Në vitin 2022, 38,6 % e ndërmarrjeve kryen takime në distancë duke përdorur Skype, Zoom, MS Teams, ËebEx, etj dhe 42,0 % e ndërmarrjeve kishin akses në distancë në sistemin e postës elektronike (email), dokumentet e ndërmarrjes apo aplikacionet e biznesit ose në softuerët e ndërmarrjes.
Në vitin 2022, 66,2 % e ndërmarrjeve kanë përdorur masat, kontrollet dhe procedurat e aplikuara në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit me qëllim sigurimin e integritetit, autenticitetit, disponueshmërisë dhe konfidencialitetit së të dhënave dhe sistemeve.
Në vitin 2022, 5,5 % e ndërmarrjeve kanë përdorur robotë industrialë apo të shërbimit për të kryer detyra të caktuara automatikisht (saldim robotik, prerje lazer, mbikëqyrje, pastrim, transport, etj).
Në vitin 2022 , 26,3 % e ndërmarrjeve kanë specialist të fushës TIK të cilët kanë si detyrë kryesore të zhvillojnë, operojnë apo të mirëmbajnë sisteme dhe aplikacione TIK të ndërmarrjes.
Në vitin 2022, 46,7 % e ndërmarrjeve kanë zbatuar masat për uljen e sasisë së letrës së përdorur për printim dhe kopjim apo uljen e konsumit të energjisë të pajisjeve TIK, nga të cilat:
40,2 % e ndërmarrjeve ulën sasinë e letrës së përdorur për printim dhe kopjim
41,4 % e ndërmarrjeve ulën sasinë e konsumit të energjisë të pajisjeve TIK.