Ish-presidenti Topi promovon librin “Betejat e Humbura të Tiranës”, Ceka: Desidenca ka qenë gjithmonë tek rinia, kujtimet nuk mund të na i merrnin dot

Ish-presidenti Bamir Topi, ka promovuar ditën e sotme librin “Betejat e Humbura të Tiranës”. Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë artiste, politikan , si edhe historianë. Ndër ta edhe Neritan Ceka, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë libër Bamiri ka dashur të tregojë Tiranën e të tjerëve dhe jo vetëm Tiranën e tij. “E

kujtojmë të gjithë që Tirana ka pasur një revolucion të gjatë. Libri që të mbush me emocion. Është një histori e përpjekjes për të kthyer Tiranën në një hierarki vlerash, duket se beteja janë të humbura, por brenda ka edhe disa beteja të fituara.

Unë mendoj që atje ku përmendet Vace Zela, sportistët që ne i mbajmë mend, kemi vlerat e krijuara nga Ismail Kadare dhe vetë lindja e disidencës, për ata që thonë se Tirana nuk ka pasur, ju them të lexoni librin e Bamir Topit. Fakti është që disidenca gjithmonë ka qenë tek rinia…Diçka nuk mund të na e merrnin dhe ato janë kujtimet…”, tha Ceka.