Zyrtari francez: BE nuk mund të shërohet pa ndihmuar Italinë gjatë kësaj pandemie

Këtë deklaratë e dha Ministri Francez i Financave, Bruno Le Maire, duke thënë se vendet anëtare duhet të bashkohen.

Bashkimi Evropian nuk mund të shërohet kurrë nëse unioni lë Italinë të veme gjatë pandemisë së koronavirusit.

Këtë deklaratë e dha Ministri Francez i Financave, Bruno Le Maire, duke thënë se vendet anëtare duhet të bashkohen, shkruan Koha Jone.

“Nëse janë të gjithë për veten e tyre, nëse i lëmë disa shtete, nëse i themi Italisë, për shembull, ‘bëjeni vetëm atë”, Evropa nuk do të rikuperohet,” tha ai për TV Francez.

Banka Qendrore Evropiane ka caktuar fonde për të mbështetur ekonominë, por BE nuk ka harmonizuar masa praktike për të ndaluar përhapjen e virusit.