Zgjedhjet në FSHF shtyhen më 15 mars

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, megjithëse ajo është pezulluar me vendim gjykate.

Zgjedhja e presidentit të Federatës është shoqëruar nga tensione dhe akuza, ndërsa Armando Duka u pezullua pak ditë me parë nga funksioni.

Asambleja vendosi që zgjedhjet për Presidentin e FSHF dhe Komitetin Ekzekutiv do të mbahen më 15 mars.

Rreth një muaj më parë Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.