Zgjedhjet në FSHF/ Presidenca shpërndan video-mesazhin: Meta ka shprehur qartë qëndrimin e tij për ndërhyrjet dhe shantazhet e politikës në sport

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ për zgjedhjet e FSHF.

Blushi ka shpërndarë një video të presidentit Meta, ndërsa sqaron se presidenti ka shprehur qartë qëndrimin e tij për ndërhyrjet dhe shantazhet e politikës në sport.

‘Mungesë profesionalizmi, që qëndrimi i shprehur paradite i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për ndërhyrjet dhe shantazhet e politikës në zgjedhjet e FSHF, lidhet me kontestimet e pretenduara sot pasdite. I ftojmë mediat të pavarësohen nga ndërhyrjet politike dhe të ruajnë lirinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre!’, shkruan ai.