Një tjetër kandidat nga PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Bëhet fjalë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka zbuluar edhe arsyen e tërheqjes, duke u shprehur se dualiteti i kandidaturave të djathta do avantazhonte të majtën.
“Do vazhdoj të udhëheq betejën elektorale për të mbledhur vota për Partinë Demokratike”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë:
Kam kontribuar prej vitit 1991 si student dhe vazhdoj edhe sot te kontribuoj pranë PD-se, për vlerat që kanë individët, por edhe për lirinë e fjalës dhe si e vetmja forcë që vrau frikën.
Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai ka patur ulje e ngritje. Me miqtë e mi demokrat kemi kaluar shume sfida, megjithatë sot jemi në një përballje që nuk e kishim menduar dhe që nuk e meritojmë!
Duke marrë shkas nga situata politike dhe gjendja ku sot ndodhet forca politike e PD-së, shumë nga miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më kërkuan të kandidoj për postin e Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më bëri të hezitoj per vete situaten politike ku jemi, por më vuri edhe para përgjegjësisë përball këtyre njerëzve që kërkojnë shpresën, të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika ,të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim. Dara e pushtetit nuk ka limte.
Arsyet pse duhet te kandidoja :
– Aderimin në këtë forcë politike prej 1991, ku kam qenë dhe jam pjesë e strukturave dhe kam qenë pranë cdo demokrati edhe ne vitet e vështira
– Kam eksperiencen administrative pasi jam formesuar në kohën që PD-ja ishte në qeverisje.
– Jam në kontakt cdo ditë me demokratët dhe me qytetarët qe nga Dunavati, Manalati deri në fshatin më të largët të Gjirokastres .
– Kam njohje te konsiderueshme dhe gëzoj respekt si profesionist por edhe si intelektual.
– Përballë kemi nje person nën petkun e pushtetit dhe që e përdor atë kudo dhe mbi këdo.
– Shpresa e vrarë te qytetarët e Gjirokastrës që cdo ditë ndjejnë bastisje në qytetin e kthyer në kështjella të heshtura me drynin në porta.
Arsyet pse nuk do të marrë pjesë në këtë garë ( kjo edhe me miratimin e deges se PD Gjirokaster):
– Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa.
– Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).
– Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.
– Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.
Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike.
I bindur se dualiteti I kandidaturave te djathta do te avantazhonte te majten, por edhe ju te nderuar demokrat nuk duhet ta mbartni turpin e mos votimit te PD-se dhe te votoni nje parti te majte, pasi ishte kjo force politike qe na nxorri ne opozite ne 2013 , qe largonte pa meshire demokratet nga puna , ishte kjo force politike bashkepergjegjese per represionin ne 2014 mbi fshatin Lazarat qe me nje brutalitet te pashoq terrorizuan popullin atje duke u shkaterruar pronen, duke I burgosur djemte e fshatit edhe me Burgim te perjetshem ( kujtojme qe PS ne ate periudhe nuk mund te qeveriste e vetme si dhe Ministria e drejtesise drejtohej nga LSI ), per kanabizimin e vendit , miratimin e reformes per ndarjen administrative e cila favorizon teresisht PS dhe te tjera mekate qe kane rene mbi kurrizin tone .
Nuk mund të bujtni te nderuar demokrat në shtëpinë e tjetrit e ta ndjeni veten zot. Cdo shtëpi ka probleme, por ti zgjidhim te shtëpia jonë e cila është vetëm një – PD.
Koalicione janë bërë edhe më parë, para dhe pas zgjedhore, por PD-ja nuk ka lëvizur. Kanë ardhur dhe ikur, por jo demokratet; Nuk është në dinjitetin e tyre tjetërsimi dhe aq më keq vota e tyre majtas!
Terheqja nuk eshte braktisje e frontit por nje mundesi per te konceptuar te gjithe te ardhmen dhe nuk eshte lufte per pushtet por vizion .
Do vazhdoj te udheheq betejen elektorale per te mbledhur vota per Partine Demokratike .
Rrofte PD – ja !