Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar, Berisha i vendos ‘vulën’: Në zgjedhje me koalicion! Paloka: Nesër regjistrohemi!

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të Berishës i dha fund edhe dilemës se si ish kryeministri do të garojë në zgjedhje lokale të 14 majit.

Në përfundim të këtij takim, u bë me dije se Berisha do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit në koalicion, vendim ky për të cilin ai tha se është rënë dakord unanimisht në mbledhjen e sotme (05. 03.2023).

Ndërsa për emrin e koalicionit ende nuk është bërë publike, ishte deputeti Edi Paloka i cili pas përfundimit të kësaj mbledhjeje sqaroi se për këtë do të njoftohet në vijim.

Ndërkohë ky vendim vjen dy ditë, pasi vendimi i Apelit riktheu për gjykim në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD.

Vetë ish-kryeministri Berisha është shprehur i vendosur se nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjithashtu ditën e sotme u miratua edhe një deklaratë e cila dënon qëndrimin e Lulzim Bashës dhe të Enkelejd Alibeaj që nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar deri të premten kur u dha edhe vendimi i Apelit.

Gjithashtu në deklaratën me 6 pika thuhet se është vetëm një PD dhe se kjo forcë politike do të futet në zgjedhje, ndërsa u bëhet thirrje demokratëve që të mbështesin kandidatët e Berishës.

Pjesë nga fjala e Berishës me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar.

Berisha: Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata ( grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo ska bazë ligjore.

Për Bashën

Qellimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para per larje parash.Nga 720 mije dollare vetem 25 mije dollare kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk eshte bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorezuar raportin para 2-3 ditesh.

Për Alibeajn

Kur hyra në seli i pari qe kam takuar ishte ai. U perpoqa por njesoj…Tani gjërat do marrin vendin e vet. çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibres që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thene se “duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”.

Ftesa për deputetët që nuk i janë bashkuar

Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend ne PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. çdo njeri do ketë të drejtë të doje ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, “ jo, ne nuk kemi qenë palë”.

Porosia për kandidatët e Primareve

Aleancat lokale janë të autorizuara. Një porosi i dhashë kandidatëve: “Ju jeni kandidaëet e qytetarëve, respektojini, degjojeni qytetarin. I pari është qytetari”