Zbardhet dinamika e aksidentit me vdekje afër Fushë Krujës, prangoset 22-vjeçari

Pa patentë goditi dhe nxori jashtë rruge automjetin me të cilin po udhëtonte një familje. Në aksident humbi jetën gjyshja 81-vjeçare, ndërsa u aksidentuan 4 persona të tjerë, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 22-vjeçar A. S., banues në Arrameras, Krujë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Z. D., 81 vjeçe, dhe janë dëmtuar pasagjerët e tjerë, shtetasit G. D., A. D., M. D. dhe B.D., të cilët vijojnë të ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.