Wizzair zëvendëson Flyernest

Pesë linjat e reja nga Tirana në Itali dhe anasjelltas janë me Bolognën, Veronën, Trevison, Pisa dhe Milano Bergamo.

“Wizzair”, operatori low-cost hungarez duket se do të zërë një pjesë të mirë të tregut të fluturimeve mes Shqipërisë dhe Italisë, të lënë bosh nga “FlyErnest”, kompania ajrore të cilës i`u pezullua licenca nga autoriteti i aviacionit civil të Italisë, vendim i cili hyn në fuqi pikërisht këtë të Hënë, më 13 Janar.

Janë 5, linjat e reja që do të vendosë në dispozicion “Wizzair” mes Shqipërisë dhe Italisë. Deri më tani, kompania ajrore nuk operonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Pesë linjat e reja nga Tirana në Itali dhe anasjelltas janë me Bolognën, Veronën, Trevison, Pisa dhe Milano Bergamo.

Fluturimet do të nisin prej datës 29 mars. “Wizzair” ka hyrë kështu fuqimisht në tregun shqiptar të fluturimeve, pasi nisi rreth 3 vite më parë me linjën e Budapestit. Tashmë kompania ofron linja direkte nga Tirana, edhe me Vienën, Londrën, apo disa qytete të Italisë. /SCAN