Vrasje në Gjirokastër, arrestohet autori

Vetë 67-vjeçari Koleta ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë bashkëfshatarin dhe se e kishte goditur me gur në sherr e sipër.

Policia ka arrestuar Jano Koletën. Mësohet se Koleta, ka pranuar autorësinë e vrasjes së Andrea Xhavaros këtë mbrëmje në Gjirokastër.

Mësohet se Koleta, pas një konflikti çasti, ka goditur me sende të forta 60-vjeçarin Xhavaro, duke e lënë të vdekur në vend.

Burime për mediat bëjnë me dije dy personat në fjalë kishin konflikte për pronat.

Vetë 67-vjeçari Koleta ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë bashkëfshatarin dhe se e kishte goditur me gur në sherr e sipër. Por 60-vjeçari Andrea Xhavarra ka humbur ndjenjat dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Kur ra në tokë i iku gjuha. U përpoqa t’i nxirrja gjuhën por mbaroi”, mësohet se ka thënë autori për mediat.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale në vend, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morg.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta).

Në komisariatin e Policisë Gjirokastër janë shoqëruar disa persona. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.