Votimet e kryebashkiakut të Stambollit: Të gjitha votat u hodhën në sistem

Kreu i organit zgjedhor të Turqisë thotë se kandidati i opozitës CHP, Imamoglu mori 54.21% të votave...

Kreu i Këshillit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë (YSK) shpërndau të dhënat e statistikave në lidhje me zgjedhjet e kryebashkiakët në Stamboll dhe tha se të gjitha votat u regjistruan në sistemin zgjedhor.

Sadi Guven tha se 8,925,063 nga 10,560,963 votues me të drejtë vote hodhën voten e tyre demokratike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84.5%, shtoi ai.

Guven tha se 8,746,464 të votave ishin të vlefshme, ndërsa 178,599 ishin të pavlefshme.

Ekrem Imamoglu, kandidat i Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës, mori 54.21% të votave me 4.741.868 njerëz që e votuan atë, ndërsa rivali i tij, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Binali Yildirim mori 3,935,453 ose 44.99% vota, tha Guven.

Guven tha se të gjitha votat u ngarkuan në sistemin zgjedhor, duke shtuar se kandidatët ende kishin të drejtën për të kundërshtuar rezultatet duke aplikuar në YSK deri të martën.