Vorë/ I plagosi me thikë në krah vëllanë, oficeri i policisë qëllon 34-vjeçarin me armën e shërbimit

Një oficer policie ka gjuajtur me armën e shërbimit një 34-vjeçar, i cili plagosi të vëllanë me thikë në krahë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Vorë, ku 34-vjeçar Ergest Hoxha, i cili ishte pasagjer në automjetin me drejtues oficerin e policisë Ermal Muzhaqi 27-vjeç, plagosi me thikë në krah vëllanë e këtoj të fundit, Kidi Muzhaqin.

Nuk dihet ende arsyeja pse nisi konflikti. Të dy të plagosurit janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri i policisë Ermal Muzhaqi është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.