Volkswagen me një logo ndryshe për herë të parë që prej vitit 2000

Mbani mend në 2013-ën kur Apple vendosi të ndryshonte pamjen e sistemit operativ iOS nga një dizajn skeuomorfik 3D drejt një dizajni të rrafshët?

Mesa duket edhe industria e automobilave ka vendosur të aplikojë të njëjtin trend edhe pse 6 vite me vonesë.

Specifikisht Volkswagen ndryshon logon duke u distancuar nga dizajni i bardhë me blu drejt një logoje të rrafshët, të thjeshtë bardh dhe zi. Logoja do të debutojë me makinën e parë në Frankfurt muajin e ardhshëm.

Të njëjtën gjë bëri edhe Lotus me logon e tij duke sjellë një dizajn të rrafshët këtë vit. Për Volkswagen dhe Lotus mund të jetë një fillim i ri.

I pari dëshiron të distancohet nga skandali i motorëve me naftë ndërsa Lotus ka nisur një rrugëtim të ri nën pronësinë e Geely me premtimin e makinave cilësore. /Auto Ekspress