Vodafone nis testimin e rrjetit 5G në Shqipëri

Frekuencat e reja do të testohen në tre stacione në Tiranë përkatësisht në zonat: 1. Cell on Wheels – Mobile Base, 2. Station (Tiranë) Tirana MTX-1 dhe 3. ish-Blloku.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) bëri të ditur ditën e sotme se ka vendosur pajisjen e operatorit Vodafone Albania me licencën e testimit të internetit 5G.

Konkretisht në vendimin e publikuar në faqen zyrtare AKEP ka autorizuar Vodafone Albania përdorimin e frekuencave 3,600-3,800Mhz për matje, kërkim dhe provë.

Këto frekuenca do të përdoren për të ofruar internetin e gjeneratës së re 5G i cili jo vetëm që do të rrisë shpejtësinë e internetit me disa herë në smartfonët tonë por edhe ti hapë rrugë qyteteve inteligjente dhe makinave autonome.

Në dokumentin e AKEP thuhet se Vodafone Albania në aplikimin e tij ka kërkuar përdorimin e këtij brezi frekuencash për testim të 5G New radio, të teknologjisë MIMO, të shpejtësive maksimale LTE+5G dhe të testimit të vonesave të transmetimit mbi këto rrjete.

Si rezultat AKEP vendosi të pajisë Vodafone Albania me autorizim individual për përdorimin e këtij brezi frekuencash deri më datën 14 Dhjetor 2019.

Frekuencat e reja do të testohen në tre stacione në Tiranë përkatësisht në zonat: 1. Cell on Wheels – Mobile Base, 2. Station (Tiranë) Tirana MTX-1 dhe 3. ish-Blloku.

Kujtojmë se në fillim të vitit Vodafone Albania mori autorizimin përdorimin e brezit 800Mhz i cili do të rrisë mbulimin me internet 4G në zonat rurale. Për këtë makoi 7.4 milionë euro.

Pak ditë më parë edhe operatori i dytë Telekom Albania u pajis me frekuencat 800Mhz. /PCWorld Albanian