Në mesin e një presioni të shtuar ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të sjelljes së saj në veri të vendit, presion që arriti deri në kërcënim për liberalizimin e vizave nga presidenti Macron, Vjosa Osmani nis sot një vizite dyditore në Tiranë.
Ajo që bie në sy nga axhenda e Osmanit janë takimet kokë më kokë me presidentin Begaj dhe me Kryeministrin Rama.
Presidentja Osmani pritet të mbërrijë në orën 10:00 dhe do të pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj. Më pas Osmani do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp.
Një takim ‘kokë më kokë’ është parashikuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë e Osmanit në Tiranë që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Vjosa Osmani do të ndalet edhe në Berat dhe në Durrës