Vjen rinovimi, trajneri zgjat kontratën me Vllazninë

Vllaznia nis nga puna për ndeshjet e Europës, por edhe për sezonin e ri. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë, skuadra shkodrane ditën e sotme ka rinovuar kontratën me Elvis Plorin.

Vllaznia Europiane ka nisur formatimin për të qenë akoma më dinjitoze në sezonin e ri, duke nisur që nga ndeshjet e Kupave të Europës, ashtu si dhe sezonin e ri në kampionatin elitar që do të startojë me finale e superkupës me durrsakët.

Vllaznia nis nga puna për ndeshjet e Europës, por edhe për sezonin e ri. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë, skuadra shkodrane ditën e sotme ka rinovuar kontratën me Elvis Plorin.

Plori sezonin e kaluar ishte pjesë e stafit të trajnerit Brdariç dhe mbante rolin e zv.trajnerit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Vllaznia bën të ditur firmë me teknikun shkodran. Tashmë ngelet për t’u parë nëse Brdariç do të rinovojë kontratën e tij apo do të largohet duke parë edhe ofertat nga Kosova.