Viti 2022 sjell rritje pagash dhe investime në infrastrukturë

Viti 2022 do të sjellë rritjen e pagës minimale nga 30 mijë në 32 mijë lekë.

Bashkë me këtë premtim të socialistëve në pushtet, rritje page do të ketë edhe për punonjësit e administratës në muajin korrik.

Mjekët, infermierët dhe mësuesit do të përfitojnë shtesë 6 për qind, forcat e armatosura 30% dhe policët që shërbejnë larg vendbanimit 150%.

Në korrik, pritet të ndryshojë edhe taksimi progresiv, ku rrogat nën 40 mijë lekë nuk do të taksohen.

Shumat nga 40 deri në 50 mijë lekë do taksohen 6.5% dhe pagat mbi 200 mijë lekë do mbahet 23%.

Gjatë këtij viti, pritet të nisë edhe ndërtimi i portit të ri të Durrësit. Investimi me vlerë 2 miliardë euro është marrë përsipër nga kompania Emaar me seli në Dubai.

Edhe aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë janë dy projekte për të cilat do të punohet gjatë këtij viti