Vidhte në banesa bashkë me nënën pastruese, zbardhet letra e Havier Dobit për të dashurën: Nuçja ime bëj durim, dy muaj burg dhe do dal!

Teksa sot nënë e bir pritet të dalin para gjykatës ku do i komunikohet dhe masa e sigurisë, pasi akuzohen për grabitje në disa banesa, BalkanWeb ka siguruar një letër ku Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit. Ka qenë gazetari Igli Çelmeta që ka siguruar letrën. 23-vjeçari i…

Teksa sot nënë e bir pritet të dalin para gjykatës ku do i komunikohet dhe masa e sigurisë, pasi akuzohen për grabitje në disa banesa, BalkanWeb ka siguruar një letër ku Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit. Ka qenë gazetari Igli Çelmeta që ka siguruar letrën.

23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë deri në 120 mijë euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar ngjarjen në polici më 15 dhjetor.

Dje sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë dhe mbi 400 mijë euro. Rozeta Dobi dhe djali kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin banesat ku ajo punonte si pastruese, ndërsa ndaj saj thuhet se ka pasur 5 denoncime.

“Nuçja ime dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë dal në gjyq për shkak të mamit jam këtu ku jam. Fola me Av. dhe do jem maksimumi dy muaj brenda mbas dy muajsh do dal me arrest shpie. Përgjat këtyre dy muajve dua të jesh më e fort me durim kurajo se pamvarësisht që jam këtu por unë me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj.

Po bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë me shpirt o zemër jeta ime.

Nuçja ime do më marrë malli shumë.”, shkruhet në letër.