VIDEO/ Rama dhe Veliaj mbjellin pemë me demokratët që refuzuan Berishën në Kavajë

Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesin politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj ishin sot në Kavajë, në vijim të fushatës zgjedhore për 14 Majin.

Ata u ndalën edhe nga një grup demokratësh, të cilët mbollën pemë për qytetin, por zbuluan se në këto zgjedhje kanë vendosur ta refuzojnë dyshen Berisha-Meta dhe do të mbështesin kandidatin e PS në Kavajë.

Njëri prej tyre deklaroi se ka qenë edhe Kryetar grupseksioni i PD, ndërsa bashkë me miqtë e tij ka qenë anëtar i PD-së prej 25 vitesh.