VIDEO/Ashley Young prezantohet përpara shokëve të skuadrës duke kënduar këngën e Bob Marley-t

Ashley Young në mbrëmjen ku ishin mbledhur lojtarët e Interit për darkë, këndoi “Three Little Birds” të Bob Marley para shokëve të tij.

Përforcim i ri zakon i vjetër. Për Interin dhe jo vetëm, performanca e të kënduarit para shokëve të ekipit nuk kursen askënd: as Ashley Young i cili në mbrëmjen ku ishin mbledhur lojtarët e Interit për darkë, këndoi “Three Little Birds” të Bob Marley para shokëve të tij.

Për ta bërë më interesante situatën, Romelu Lukaku e filmoi me celularin e tij dhe e hodhi në rrjetin e tij social Instagram. Ashley Young,është blerja më e re e skuadrës me anglezin që erdhi nga Manchester United për shifrën e 1.6 milione eurove.

 

https://www.dailymotion.com/video/x7qz8dt