Vetëm 1 i vdekur nga aksidentet gjatë vitit 2019: Ja kryeqyteti që shënon rekordin europian

Vizioni Zero është baza për të gjithë punën e sigurisë rrugore në Norvegji dhe synon të krijojë një sistem transporti në të cilin askush nuk vritet ose plagoset rëndë në trafik.

Ndërkohë që në vendin tonë, vetëm në katër ditët e para të vitit janë shënuar 3 viktima nga aksidentet rrugore, duket se Shqipëria nuk mund të krahasohet dot as me bilancin vjetor të disa vendeve.

Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, ka thyer rekordin europian për vitin 2019, ku është regjistruar vetëm një viktimë nga aksidentet rrugore.

Në shkallë vendi, Norvegjia ka regjistruar 110 aksidente me vdekje gjatë 2019-ës, popullsia e së cilës është 5.3 milionë banorë.

Shifrat e bëra publike nga autoritetet norvegjezë tregojnë se gjatë 50 viteve të kaluara, numri i vdekjeve në rrugët e qytetit ka rënë në mënyrë drastike, nga 41 vdekje në 1975.

Në 2002, qeveria Norvegjeze prezantoi “Vizionin Zero” si pjesë e planit të tyre kombëtar të transportit për 2018-2029.

Vizioni Zero është baza për të gjithë punën e sigurisë rrugore në Norvegji dhe synon të krijojë një sistem transporti në të cilin askush nuk vritet ose plagoset rëndë në trafik.

Ndërkaq, vendet më të rrezikshme në BE për sigurinë rrugore janë Bullgaria dhe Rumania, e cila ka mesatarisht mbi 90 vdekje për një milion banorë./CNA.al