Verifikimi i 140 deputetëve/ Klotilda Bushka zgjidhet kryetare e Komisionit të Mandateve. Ja kush janë anëtarët

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, është zgjedhur kryetare e Komisionit të Verifikimit të Mandateve të deputetëve.

Komisioni, i përbërë nga 9 anëtarë do të shqyrtojë mandatet e 140 deputetëve. Ndërkohë që raporti i Komisionit do lexohet në seancën e pasdites, e cila është parashikuar që të nisë në orën 17:00.

Në komision deputetët e PS, është Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço, Toni Gogu. Ndërkohë nga grupi i demokratëve janë; Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi.