9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Vendimi i zbardhur për 30 qershorin/ Presidenca: Sot në mesditë ka mbërritur njoftimi i Gjykatës Kushtetuese, nesër qëndrim zyrtar nga Presidenti Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të bëjë të ditur nesër qëndrimin e ti zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i zbardhur pak ditë më parë.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në një postim në “Facebook” se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës.

“🇦🇱 Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme