Vendimi i PS- së për Aqif Rakipin, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama peng i krimit të organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të PD-së për të mos marrë asnjë masë në lidhje me vendimin e SHBA-së për sanksionet e vendosura ndaj Aqif Rakipit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bardhi shprehet se Edi Rama heshti përsëri ndaj konstatimit të SHBA se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Ai tha se  vendimin e sotëm provoi edhe njëherë se mbi marrëdhëniet me SHBA, vendos marrëdhëniet me krimin e organizuar dhe është peng i tij.