Vendet më të mira për një perëndim dielli të paharrueshëm në Stamboll

Nga kulla e Galatës tek kodrat e Çamllixhasë së Madhe, këto janë pika ku mund të shikoni perëndime dielli të paharrueshme në Stamboll.

Stambolli ka hapësira për të parë perëndime dielli me të cilat do të dashuroheni. Nga kulla e Galatës tek kodrat e Çamllixhasë së Madhe, këto janë pika ku mund të shikoni perëndime dielli të paharrueshme në Stamboll.

Kulla e Galatës

Kjo kullë është ndërtuar në shekullin e 14 nga Xhenoezët dhe ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e Stambollit që atëherë.

Parku Sanatkarlar

Ky park buzë Beyoglu-së ndërsa kodrat tek të cilat gjenden shtrihen deri në Bosfor, është një prej pamjeve më spektakolare të gjithë Bosforit.

Kulla e Vajzës

Për të vizituar këtë kullë ju duhet një varkë dhe perëndimi i dielli në këtë ishull historik është një moment që nuk duhet munguar.

Kodrat e Çamllixhasë së Madhe

Çamllixaja përfaqëson një prej pikat më të larta të qytetit dhe përbërhet prej dy kodrash që mbikëqyrin tërë Bosforin dhe detin e Marmarasë.

Ka hapësira pa fund ku mund të relaksoheni përballë një pamjeje mahnitëse me gotë çaji të ngrohtë.

Pierre Loti

Kjo kodër merr emrin nga novelisti i famshëm Francez Peirre Loti i cili e dashuronte Stambollin sidomos nga kjo pamje.

Mund të shikoni të gjitha ngjyrat e Bririt të Artë ndërsa dielli perendon pas tij me kullën e Galatës përballë.

Büyük Valide Han

Mjafton të ndiqni një kalim “sekret” për tu ngjitur në një prej çative më historike të Stambollit prej ku mund të shikoni mbarë qytetin në pëllëmbën tuaj të dorës.

Otağtepe Park

Është një prej parqeve më pak të njohura në anën Aziatike të qytetit prandaj keni shansin të shikoni një perendim dielli që jo shumë kush e ka parë. /EPërditshmja