Velipojë, vetëm 8 fëmijë rikthehen në shkollë

Rreth 200 persona nga Durrësi dhe Shijaku janë akomoduar në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, por nga rreth 40 fëmijë që pritej të fillonin sot mësimin, vetem 8 prej tyre pranuan të shkojnë në shkollën ” Gjergj Vat Martini” në Velipojë.

Sipas prindërve, fëmijët duan akoma kohë që të kalojnë gjendjen e rëndë psikologjike dhe më pas në ditët në vazhdim, do nisin normalisht mësimin, raporton Top Channel.

Nga ana tjetër ata kanë falenderuar drejtuesit e arsimit për gatishmërinë.